Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Qëllohet me miell ministri i Financave në Kosovë!

Qëllohet me miell ministri i Financave në Kosovë!

Hekuran Murati ministri i Financave në Kosovë, është qëlluar me miell këtë pasdite nga disa aktivistë të partisë Social-Demokrate. Është kreu i PSD që postoi këtë video, ku thotë se ky është një aksion simbolik për punëtorët. Ministri nuk bëri asnjë reagim por u largua i qetë.

Çfarë po ndodh në Kosovë!

PSD-ja po e akuzon Muratin për qëndrimet e tij të fundit rreth grevave.

Ministria e Financave i ka ndaluar pagat sektorit publik pasi sindikatat hynë në grevë nga 25 gushti. Kjo ministri ka kërkuar nga komunat të dorëzojnë lista me emrat e punëtorëve që kanë hyrë në grevë, edhe pse kjo kërkesë nuk është realizuar.

Sindikatat e sektorit publik kanë kërkuar 100 euro shtesë çdo muaj deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave./L.F-dritare.net