
Publikoi videon ku dhunohej e moshuara, aktorja: Po kërcënohem!
E Enjte 3 Nëntor 2022, 10:10
Dritare.net
Kaltrinë Zeneli është aktorja që denoncoi dhunën e infermiereve ndaj të moshuarës së sëmurë, në një azil në Pejë. Ajo thotë se po merr kërcënime të njëpasnjëshme, për këtë publikim.
“Veç mos të pafsha në rrugë se kam me të mbyt, ka qenë një ndër mesazhet kërcënuese. E vetmja brengë që kam është për personin që ma ka dërguar videon dhe nuk e di ç’ka ka ndodhur me të. Profilin prej të cilit ma ka dërguar videon, është mbyllur.
Nuk e di a ka ndonjë problem me të apo çfarë po ndodh. Përveç meje, mesazhe kërcënuese kanë marrë edhe profilet e tjera që kanë të njëjtin emër”, tha Zeneli./L.F-dritare.net

















