Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Pse u arrestua politikani serb në veri të Mitrovicës

Pse u arrestua politikani serb në veri të Mitrovicës

Udhëheqësi i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviç, u arrestua dhe më pas u la i lirë këtë të martë në Mitrovicë. Ai u arrestua pasi pengoi vizitën e kryeministrit Albin Kurti në komunat veriore. Arsenijeviçi dhe një person tjetër janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Mësohet se Arsenijeviçi ka protestuar kundër vizitës së kryeministrit Albin Kurti. Gjatë kësaj kohe, Kurti po qëndronte në një restorant në fillim të sheshit në Mitrovicën e Veriut, i shoqëruar nga ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi./K.C/dritare.net