 
		                       Protestat në Kosovë, të paktën 10 autobusë me protestues nga Serbia arrijnë në Mitrovicën e Veriut
		                        	E Premte  25 Mars 2022, 12:12
		                            
		   	    			Dritare.net

Raportohet se të paktën 10 autobusë me protestues nga Serbia kanë arritur në Mitrovicën e Veriut për t’ju bashkuar protestës.
Autobusët me targa RKS, KM, CA dhe BG kanë arritur nga drejtimi i Zveçanit.
Edhe në këtë protestë po marrin pjesë punëtorët nga institucionet publike të Kosovës në Veri ndërkaq një numër i vogël i policëve është prezent.
Protestat e serbëve në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë janë organizuar për të kundërshtuar mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë./Express
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       