
Shakaja e Grenell bëhet realitet nga serbët/ Ujmani quhet "Liqeni Trump"
E Enjte 24 Shtator 2020, 16:04
Dritare.net
Pas marrëveshjes Kosovë-Serbi, në Shtëpinë e Bardhë, i dërguari special i SHBA, Richard Grenell propozoi që liqenin Ujman, ta quanin Liqeni Trump, meqë nuk po bihej dakord mes dy shteteve për një emër.
Grenelli ka udhëtuar në Kosovë e Serbi dhe në darkën me Vuçiçin e kryeministren Ana Bernabiç ai tha me shaka që Ujmanit t'i vendosej emri Trump.
Por mesa duket dëshira e tij është realizuar, pasi te diga dhe ura e Liqenit të Ujmanit është vendosur një banderolë e madhe ku shkruhet "Ura Trump", "Liqeni Trump"/K.C/dritare.net

















