Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Presidentja Vjosa Osmani, infektohet me kovid!

Presidentja Vjosa Osmani, infektohet me kovid!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur, vetë ajo në rrjetet sociale. Ajo shkruan se pavarësisht kujdesit të treguar, virusi është përhapur më shumë se kurrë dhe mbetet po aq i rrezikshëm sa në fillim të shpërthimit të pandeminsë.

"Të nderuar qytetarë!

Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv.

Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike. Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar.

Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!".

Kujtojmë që Osmani, mori detyrën e presidentes, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit./L.F-dritare.net