Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Presidentja Davkova i përgjigjet Greqisë: Është e drejtë e mendimit të zgjedh emrin Maqedoni!

Presidentja Davkova i përgjigjet Greqisë: Është e

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova i është përgjigjur kritikave nga Greqia, se pse ajo zgjedh të përdorë emrin Maqedoni. Në një takim të fundit, zonja Davkova u shpreh se deklarata e saj gjatë betimit nuk shkel Marrëveshjen e Prespës, pasi është e drejta e saj e mendimit që të shprehet e lirë.

"Më lejoni t'ju kujtoj, dokumentet që unë nënshkruaj, dokumentet që kam: pasaportë, letërnjoftim dhe të gjitha dokumentet e tjera nga zyra ime kanë emrin kushtetues. Kjo është brenda ligjit ndërkombëtar dhe Kushtetutës.

Është e vërtetë që çdo deklaratë që vijnë nga njerëz të përfshirë në politikë, ata që mbajnë poste, interpretohen si akte zyrtare, por të gjithë ne kemi dy fytyra, një zyrtar dhe një tjetër, si person, kam të drejtë që nga Sokrati dhe brenda lirisë sime të mendimit. Unë vetë dhe nuk mendoj se kjo e shkel Kushtetutën e së drejtës ndërkombëtare”, tha Siljanovska Davkova./M.K-dritare.net