Plas sherri në Kuvendin e Kosovës/ Momenti kur deputetët rrihen me njëri-tjetrin!
E Enjte 19 Nëntor 2020, 17:05
Dritare.net
Debati i tensionuar në Kuvendin e Kosovës, rreth çështjes të të pagjeturve, ka çuar në një përplasje fizike mes deputetëve. Deputetja, Saranda Bogujevci, po mbante fjalim rreth të pagjeturve, interpelancë e thirrur nga ajo për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin. Por, nuk dëgjohej vetëm zëri i saj nga foltorja e Kuvendit. Të tjerë deputetë po flisnin me tonin e lartë. Kryesuesja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, iu drejtua shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit që të mos bërtiste.
Por deputetët u ngritën në këmbë në drejtim të njëri-tjetrit. Seanca u ndërpre deri në ora 15:30. Në përpjekje për t’i qetësuar u përfshi edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri./K.C/dritare.net