Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Përfundon qetësisht protesta e serbëve në Mitrovicë!

Përfundon qetësisht protesta e serbëve në Mitrovicë!

Protesta e serbëve në sheshin Car Lazar në Mitrovicë ka përfunduar qetësisht këtë të diel. Njësi të shtuara të KFOR-it u vendosën në urën e lumit Ibër që ndan Mitrovicën e Jugut me të Veriut. Protesta u shoqërua me flamuj serb dhe këngë nacionaliste.

Goran Rakiç, kryetar i Listës Serbe ka kërkuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është shprehu: Dje kemi dhënë dorëheqje, sot po ua kthejmë mandatin, pasi ju na keni zgjedhur e jo Prishtina. Mjaft më. Mjaft shkelje të Marrëveshjes së Brukselit dhe popullit serb. Unë qëndroj para jush me ndërgjegje të pastër, sepse bëmë gjithçka për ta parandaluar këtë. Me dorëheqjet tona mbrojmë marrëveshjen e Brukselit. Ne duam paqe, paqe dhe vetëm paqe. Ju lutemi mos bini pre e provokimeve, ne nuk jemi faktor përçarës, ne duam të tërheqim të gjitha vendimet e njëanshme për targat dhe të zbatohet Marrëveshja e Brukselit, duke krijuar Asociacionin e Komunave serbe.

Këtë të diel, kryetarët e komunave veriore të Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposavic dhe Zubin Potok dhanë dorëheqje para kuvendeve përkatëse. I njëjti veprim u pasua edhe nga këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe. Lista Serbe, e cila është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, njoftoi një ditë më parë për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës./M.T/dritare.net