Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Përfundon numërimi i votave në Kosovë!

Përfundon numërimi i votave në Kosovë!

KQZ në Kosovë ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave në të gjitha 2382 vendvotimet e vendit. Të numëruara janë gjithsej 791.288 vota, ku nga to, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 47.85%, Partia Demokratike e Kosovës 17.41%, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.08%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.43% dhe Nisma 2.60%. Kujtojmë që Isa Mustafa dha dorëheqjen na posti i kryetarit të LDK. Ndërkohë mbrëmjen e kaluar në emision Shqip Show nga Rudina Xhunga, në Dritare Tv, u fol për zgjedhjet në Kosovë, me të ftuar analistin Dritan Hila, Aleksandër Çipa, si dhe gazetarin e Dritare.net në Kosovë, Elion Kollçaku ku bëri një panoramë të situatës atje. Emisionin e plotë mund ta ndiqni në kanalin tonë në YouTube Dritare TV/L.F-dritare.net