
Për herë të parë pas pavarësisë. Ja pse Maqedonia e Veriut tërhiqet nga gara në Eurovision 2023!
Dritare.net
Maqedonia e Veriut tërhiqet nga gara për Eurovision 2023. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski, i cili u shpreh se Maqedonia e Veriut për herë të parë pas pavarësisë nuk do të jetë pjesë e festivalit, ndërsa shtoi se mjetet financiare për këtë ngjarje do të përdoren për pagesën e energjisë elektrike.
“Po, ne nuk do të marrim pjesë në Eurovizion. Nuk kemi paguar tarifën e regjistrimit. Problemi më i madh është rryma dhe kostot e larta, të cilat do të dalin nga udhëtimi dhe qëndrimi në Britaninë e Madhe. Për shkak të kësaj situate janë reduktuar të gjitha shpenzimet, kështu që edhe ato që është dashur të paguhen për pjesëmarrje në Eurosong i kemi alokuar për pagesën e energjisë elektrike”, tha Cvetkovski për mediat vendase.
Ndërkohë dy ditë më parë edhe Mali i Zi dhe Bullgaria konfirmuan se nuk do të marrin pjesë në festivalin e 67-të të Eurovizion, i cili do të mbahet në Liverpool, në maj të 2023, pasi ndodhen në vështirësi financiare./Xh.Xh/dritare.net

















