Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Pati kontakt me një të infektuar me koronavirus, vetëizolohet Albin Kurti

Pati kontakt me një të infektuar me koronavirus, vetëizolohet

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, është vetëizoluar për shkak se ka pasur kontakt me një të prekur me koronavirus.

Ndërkohë që po qëndron në izolim dhe po pret përgjigjen e testit, Kurti shkruan se do të vijojë të punojë në largësi.

Të dashur qytetarë,

Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.

Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.

Do t'i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t'i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë. Ju falemnderit", shkruan Kurti./E.B-dritare.net