Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Pas vendimit të qeverisë Kurti, serbët nisin të bllokojnë rrugët në veri të Kosovës!

Pas vendimit të qeverisë Kurti, serbët nisin të

Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit.

Besim Hoti nga Policia e Kosovës ka konfirmuar se është vendosur një bllokadë edhe në Rudarë të Zveçanit, përkatësisht në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë. Fshati Rudarë gjendet pesë kilometra nga Mitrovica.

Hoti po ashtu tha se bllokadë është vendosur edhe në fshatin Zupqë, që gjendet në afërsi të magjistrales Bërnjak-Mitrovicë. Ndërkaq, sipas informatave nga terreni, pasagjerët në Jarinjë po këshillohen që të kthehen në drejtim të Serbisë si dhe në rrugët magjistrale në veri të Kosovës po shihen njerëz me maska.

Qytetarët që po udhëtojnë në këtë pjesë, po përdorin rrugë alternative pas bllokadave të vendosura.

Ndërkaq, sirena janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut. Hoti ka konfirmuar se në këtë komunë janë dëgjuar sirena, por ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë më pas./M.K/dritare.net