Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Pas marrëveshjes së targave me Serbinë, sulmohet Albin Kurti!

Pas marrëveshjes së targave me Serbinë, sulmohet Albin Kurti!

Partia Socialdemokrate e Kosovës përmes një aksioni simbolik kanë gjuajtur me qershi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryeministri ka ngrënë fjalët e tij derisa ka nënshkruar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën.


Aksioni u quajt “Një grusht qershi për kryeministrin”. Megjithatë, nën masa të sigurisë dhe me ombrellë, Kurti hyri në amfiteatrin e ish-Rilindjes, ku në një takim me qytetarë, do ta prezantojë buxhetin 2023.

Ata kanë hedhur qershi edhe para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë, në shenjë proteste për marrëveshjen për targat. Lidhur me rastin ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, bashkë me mbrojtjen e afërt të kryeministrit Kurti.

“Rrens” dëgjohet të thonë një nga autorët./M.K/dritare.net