
Pamje të pabesueshme. Skënderaj në Kosovë, shkatërrohet nga përmbytjet!
E Premte 20 Janar 2023, 20:08
Dritare.net
Supermarkete të shkatërruara, dyqane, biznese, shtëpi nën ujë, rrugë të prishura, makina të përplasura e të tjera që lundrojnë nën ujë, është kjo panorama e komunës së Skënderajt në Kosovë, pas shirave masivë.
“Vetëm një pjesë e shfaqur nga rrënimi po thuajse i tërësishëm i gjithçkaje që u gjend përballë ujit të rrëmbyeshëm, që megjithëse pa pasoja në njerëz, shkatërroi shtëpitë e banimit, mbyti kafshët, shkuan të mbjellat e sivjetme, u humb pasuria e krijuar me shumë mund, për të na gjunjëzuar gati për toke!”, shkruan kreu i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura./L.F-dritare.net

















