Osmani: Përdorimi i dhunës fizike, dëmi më i madh që mund t’u bëhet institucioneve
E Enjte 13 Korrik 2023, 15:03
Dritare.net
Presidentja Vjosa Osmani ka dënuar dhunën fizike në Kuvendin e Kosovës që ndodhi të enjten mes deputetëve të PDK-së dhe kabinetit qeveritar e deputetëve të pushtetit. Osmani ka theksuar se dhuna nuk ka vend në Kuvend dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik.
“Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t'i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë”, ka shkruar ajo. Ajo ka shtuar se duhet të respektohet mendimi ndryshe.
“Duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit”./K.C/dritare.net