
Sulmohet gazetari i gazetës Insajderi në Kosovë!
Dritare.net
Visar Duriqi gazetari i Insajderit në Kosovë, është sulmuar mbrëmjen e shkuar në afërsi të banesës së tij. Persona të paidentifikuar e kanë sulmuar atë fizikisht, duke i shkaktuar lëndime të mëdha. Në deklaratën e tij për policinë Duriqi rrëfeu se është sulmuar fillimisht nga një person e më pas janë përfshirë edhe dy të tjerë. Ai është kuruar në spital, për lëndimet në fytyrë dhe në trup. Gazetari pohon se ka pasur kërcënime edhe më parë dhe dyshon se sulmi mund të ketë ardhur për shkak të punës së tij.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në lidhje me këtë rast shkruan:
“Thellësisht të shqetësuar nga sulmi ndaj gazetarit hulumtues Visar Duriqi. Gazetarët duhet të kenë mundësinë për të punuar në një ambient të lirë dhe të sigurt. Bëjmë apel tek autoritetet që të hetojnë shpejt incidentin dhe të sjellin sulmuesit para drejtësisë”, thuhet në reagimin e BE-së./L.F-dritare.net

















