
Nuk e lejuan në varrimin e babait. Ministrja Haxhiu i kërkon sqarime Speciales
Dritare.net
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur të padrejtë vendimin e Dhomave të Specializuara që të mos ia lejojnë ish-presidentit Hashim Thaçi pjesëmarrjen në varrimin e babait.
Ajo iu është drejtuar me pyetje Gjykatës Speciale, duke iu bërë thirrje të ndërmarrin “masa të menjëhershme që të mos shkelen të drejtat”.
“Mendojmë se ky vendim është i padrejtë dhe në bazë të rrethanave duhet rishqyrtuar. Ju kërkoj të më tregoni shqetësimet e mia dhe të ndërmerrni masa të menjëhershme që të mos shkelen të drejtat e z. Thaçi”, thuhet në kërkesën e Haxhiut për Dhomat e Specializuara.
Të hënën, Haxhiu e quajti “absurd” vendimin e Speciales.
“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës. Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”, ka shkruar ajo në Facebook./L.F-dritare.net

















