Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Njeri që nuk mund t’i besohet/ Dorëzohet mocioni për rrëzimin e Dritan Abazoviçit!

Njeri që nuk mund t’i besohet/ Dorëzohet mocioni për

Kryetari i klubit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Danijel Zhivkoviç, tha se kanë dorëzuar iniciativën për votëbesimin e Qeverisë së Malit të Zi.

Partia Demokratike e Socialistëve njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se do të nisë një iniciativë për votim mosbesimi ndaj Qeverisë së Malit të Zi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Qeverisë dhe Kishës Ortodokse Serbe, raporton Vijesti, tranmseton Express

Përveç përfaqësuesve të asaj partie, në konferencë është e pranishme edhe Draginja Vuksanoviç Stankoviç, deputete e Partisë Socialdemokrate (SDP).

Zhivkoviç tha se nuk kontestojnë se çështja e Marrëveshjes Themelore duhet të zgjidhet, por se kryeministri është sjellë si njeri që nuk mund t’i besohet./M.K/dritare.net