Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Nis zbatimi i marrëveshjes/ Kosovë-Serbi pa dokumente në hyrje-dalje!

Nis zbatimi i marrëveshjes/ Kosovë-Serbi pa dokumente në

Sot nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet e udhëtimit për shtetasit e të dy vendeve që sjell mosaplikimin e dokumenteve shtesë në hyrje-dalje nga asnjëra anë. Ministri i Brendshëm Xhelal Svecla ka konfirmuar se nuk po lëshohen dokumentet për hyrje-daljet në kufi.

Marrëveshja për heqjen e këtij dokumenti u arrit fundjavën e kaluar. Sipas marrëveshjes qytetarët e dy vendeve e kalojnë kufirin vetëm me mjet identifikues. Sipas marrëveshjes së arritur të dy vendet kanë lëshuar pe duke hequr dorë nga dokumentet shtesë që ishin aplikuar prej kohësh në Serbi dhe do të lëshoheshin nga Kosova në kuadër të reciprocitetit, në rast të hyrje-daljeve./M.T/dritare.net