Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Ngjarje e rèndë në Kosovë/Kryefamiljari vrèt bashkëshorten, fëmijët dhe më pas veten!

Ngjarje e rèndë në  Kosovë/Kryefamiljari vrèt

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në komunën e Vitisë, në Kosovë.

Prokuroria e Gjilanit, sipas medieve kosovare ka njoftuar se sot rreth orës 18:00, në fshatin Pozhoran, komuna e Vitisë, dyshohet të ketë ndodhur një vrasje e katërfishtë, motivet e së cilës për momentin ende nuk dihen.

Sipas informatave fillestare nga autoritetet policore, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka vrarë bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje. Autoritetet janë duke hetuar ngjarjen, ndërsa trupat e të pajetëve janë dërguar për ekspertizë./M.M-dritare.net.