Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Ngjarje e rëndë në Kosovë/ 1-vjeçari me kovid ndërron jetë!

Ngjarje e rëndë në Kosovë/ 1-vjeçari me kovid

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë. Një fëmijë 1-vjeçar i diagnostikuar me Covid-19 ndërroi jetë. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare, ku thuhet se pavarësisht përkujdesit nga stafi mjekësor fëmija nuk mundi të mbijetoi. Rastet e tilla janë shumë të rralla. Në nëntor të vitit të shkuar një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e Covid-19 në Pediatrinë e Tiranës.

Barra e efekteve të gjata të Covid -19 te fëmijët – duke përfshirë rastet e rralla por serioze të sindromës inflamatore – mbetet e paqartë, sidomos pasi shumë asimptomatikë po preken nga infeksione që mbeten pa u diagnostikuar.

Koronavirusi mund të vrasë1 në 10.000 të fëmijë të infektuar, edhe pse disa studime thonë se shkalla është më e ulët. Rreziku i formës së rëndë të Covid-19, është më i lartë tek fëmijët me sëmundje kronike./L.F-dritare.net