
Ngacmuan 6-vjecaren në shkollë, protestë në Prishtinë: Traumë, jo lojë!
Dritare.net
Të mërkurën në Prishtinë do të mbahet një protestë, në shenjë revolte ndaj ngjarjes së rëndë ndodhur dje në shkollën Faik Konica në Kosovë. Një vajzë 6-vjecare është ngacmuar seksualisht nga dy djem, gjithashtu të mitur.
“Pas lajmit të djeshëm, qe tronditi të gjithë prej nesh, për rastin e ngacmimit seksual të një të miture, nga dy të mitur te tjere, te gjithë nxënës të shkollës “Faik Konica”, si nxënës te tri Gjimnazeve kryesore të qytetit, “Sami Frashëri”, “Xhevdet Doda, dhe “Ahmet Gashi”, kemi vendosur që te mërkurën të organizojmë marshin protestues “TRAUMË, JO LOJË”, me pikëtakim tek sheshi “Zahir Pajaziti – Grandi, dhe marshim deri tek sheshi i Përmendores, tek ndërtesa e Komunës se Prishtinës.
Videoja e djeshme, shpërfaq nivelin e ulët në të cilin kemi rënë si shoqëeri, dhe nevojën e lartë që shoqëria jonë e ka për ngritjen e vetdijësimit ne raport me fenomenin e ngacmimeve seksuale. Të mërkurën, në 14:30, nxënës të dashur e gjimnazistë te Prishtinës, vajza e gra të qytetit tonë, qytetarë e media të nderuara, PROTESTOJMË SË BASHKU TE SHESHI “ZAHIR PAJAZITI”, me distancë dhe maska, duke respektuar rregullat e pandemisë. Protestojmë për vajzat dhe gratë tona, për motrat dhe nënat tona, protestojmë sepse është “TRAUME, JO LOJË”, thuhet në një njoftim për media nga organizatorët e protestës./L.F-dritare.net

















