
Nga Dafina Zeqiri te Lyrical Son, VIP-at që iu bashkuan sot protestës në Kosovë!
Dritare.net
Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Prishtinës për të protestuar kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave. Protesta vjen pas ngjarjes së rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, ku një vajzë 11 vjeçare në Prishtinë u abuzua seksualisht për disa orë rresht nga pesë të rinj.
Pjesë e protestës masive janë bërë edhe disa nga emrat më të njohur si Dafina Zeqiri, Dj Geek, Adriana Matoshi, Shyhrete Behluli me të bijën, Engjëllusha Salihu, Ron Zaiti, Ana Kabashi, Teuta Krasniqi, Lyrical Son. Një ditë më parë, Dafina Zeqiri rrëfeu një moment të trishtë të jetës së saj marrë shkas nga kjo ngjarje,a jo tregoi se ka qënë pre e abuzimit seksual.
“Kam qenë e ngacmuar seksualisht! I di të drejtat e mia! Nëna ime na ka rritur ne si nënë,baba, vëlla, motër dhe na ka mësuar për të drejtat tona. Do t’i luftoj përgjithmonë abuzuesit! Jam përgjithmonë me ju!”, tha në videomesazhin e publikuar në Instagram Dafina./Xh.Xh/dritare.net

















