
Nexhmedin Spahiu: Kujt do t'i shërbente, vrasja e Albin Kurtit!
Dritare.net
Ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, ka pasur një plan për atentat. Lajmi u përhap fillimisht në Tiranë, e më tej pushtoi edhe mediat e Prishtinës, të cilat konfirmuan nga qeveria e Kosovës, vërtetësinë e lajmit. Politologu Nexhmedin Spahiu, i ftuar në Lajmet në Dritare TV, tha se lajmi u përhap në një kohë të rëndësishme për Kosovën dhe njohjen e saj, ndërsa shtoi se kujt mund t'i shërbejë atentati.
“Nuk i është kushtuar shumë rëndësi kësaj çështjeje në Kosovë. Ky lajm u përhap në një kohë kur pritet të bëhet pazari përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë, për njohjen. Vazhdimisht ka lajme të tilla që tentojnë të shpërqendrojnë vëmendjen nga çështjet kryesore.
Që Serbia të kalojë lakun rreth fytit që perëndimi i ka vendosur për njohjen e Kosovës. Lajmi është publikuar në një kohë që është shumë vendimtare për Kosovën.
Atentati do t’i shërbente Serbisë, sepse do ta bënte Kosovën një arenë të paqëndrueshme, me vrasje politike dhe pa stabilitet politik”, u shpreh zoti Spahiu në Dritare TV./L.F-dritare.net

















