
Nesër takimi në Bruksel, Kurti: Kosova nuk tërhiqet nga reciprociteti!
E Mërkurë 17 Gusht 2022, 17:05
Dritare.net
Nesër në Bruksel do të mbahet takimi negociues mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Por Kurti bëri të qartë se Kosova nuk do të tërhiqet nga reciprocitetit. Ai shtoi se po zbatojnë Kushtetutën e vendit, si edhe marrëveshjet bilaterale që kanë me Serbinë.
“Do bazohemi në ligjin dhe kushtetutën e Koosvës, është detyrim që duhet ta bëjnë bazuar në ligjet tona. S’ka asnjë hapësirë që ta anulojmë këtë vendim. Është diçka legale në vendin tonë sipas ligjit dhe kushtetutës sonë, dhe diçka për të cilën është zotuar Serbia në dialogun e Brukselit. Nuk shohim rrugë tjetër dhe besoj se është në të mirën tonë të bëjmë legjitime gjërat në shtetin tonë”, tha Kurti./M.T/dritare.net

















