Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Negociatat e vështira për Kosovën, Vuçiç mund të japë dorëheqjen!

Negociatat e vështira për Kosovën,  Vuçiç mund

Presioni i shtuar ndërkombëtar për të zgjidhur çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, duke t se kanë vendosur në vështirësi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Mediat raportojnë se Vuçiç do t’i drejtohet popullit me një fjalim nga pallati presidencial në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme.

Vuçiç ka thënë se bisedimet e zhvilluara me delegacionin e zyrtarëve të lartë të SHBA, BE, Francës, Gjermanisë dhe Italisë ditën e premte kanë qenë ndër më të vështirat për Serbinë, pasi sipas Vuçiç ato kanë të bëjnë me çfarë e pret Serbinë në të ardhmen

Vuçiç u takua me anëtarët e Partisë Përparimtare Serbe, të cilëve iu ka thënë se ishte i gatshëm të dorëhiqej.

Media më e afërt me presidentin, Pink, shkruan se “ Vuçiç kishte informuar kryesinë e partisë për presionet perëndimore ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën” dhe se pak më vonë ishte larguar nga selia e partisë.

Në mbrojtje Vuçiç doli edhe ministri serb i Mbrojtjes.

“Sot nuk është e lehtë të luftosh për Serbinë, të luftosh për përparimin e saj.. Aleksandër Vuçiç pikërisht pse po punon për të mirën e vendit të tij, është vazhdimisht në shënjestër të tradhtarëve, mercenarëve dhe të gjithë atyre që i vënë interesat e tyre para atyre të shtetit. Presidenti i Serbisë e ka mbështetjen time të parezervë ndaj presioneve dhe sulmeve të vazhdueshme.” – u shpreh ministri i Mbrojtjes në Instagram.

Vuçiç do të dalë para popullit serb sot në orën 20:00 për të folur në lidhje me atë që është diskutuar me pesë emisarët perëndimorë.

Sipas shumë analistëve, presioni tashmë është i rritur por edhe i fokusuar në planin franko-gjerman.

Kryeministri Kurti ka deklaruar më herët që Serbia e ka refuzuar këtë plan, duke e maskuar refuzimin përmes tensioneve në veri të vendit./dritare.net