
Ndoqi ish-partneren deri tek autobusi dhe e qëlloi disa herë me thikë/ Arrestohet shqiptari në Itali!
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë, që i ka lënë kalimtarët të shokuar ka ndodhur ditën e sotme në Itali, në La Spezia.
Protagonist ka qenë një shqiptar që banonte në Itali. Ai ka përndjekur ish-partneren e tij dhe teksa ajo është përpjekur t'i shpëtojë duke u ngjitur në autobus, e ka qëlluar disa herë me thikë.
Gruaja, me origjinë italiane, e ka njohur menjëherë dhe ka tentuar të largohet por shqiptari e ka tërhequr nga flokët dhe ka nisur ta godasi disa herë. Alarmi është dhënë nga kalimtarët.
Ajo është e shtruar në spital dhe ka marrë plagë të thella, veçanërisht në gjoks dhe në kokë, dhe po i nënshtrohet një operacioni. Sulmuesi tentoi të arratisej, por u kap nga policia dhe u bllokua pranë derës së një pallati.
Ata kanë së bashku dy fëmijë, të cilët pas ndarjes kanë qëndruar me nënën e tyre./M.K/dritare.net

















