Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Ndalohet gazetarja në pikën kufitare në veri/ Sveçla: Punonte për spiunazhin rus!

Ndalohet gazetarja në pikën kufitare në veri/ Sveçla:

Gazetarja ruse Daria Aslamova është ndaluar sot në pikëkalimin kufitar në veri të Kosovës.

Ndalohet gazetarja në pikën kufitare në veri/ Sveçla:

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Sveçla përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, u shpreh se Alamova dyshohet se ka qenë e angazhuar për spiunazh në intelegjencën ushtarake ruse, duke vepruar nën petkun e gazetares.

Ndalohet gazetarja në pikën kufitare në veri/ Sveçla:

“Sot, në pikë kalimin kufitar në veri të vendit është ndaluar Daria Aslamova. Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares. E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës. Autoritetet e Republikës së Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj por edhe se në disa shtete ajo e ka të ndaluar të hyjë përshkak të veprimtarisë së saj. Me këtë rast, ajo është ndaluar dhe po vazhdon angazhimi i akterëve përkatës deri në zbardhje të qëllimeve të saj.

Ndalohet gazetarja në pikën kufitare në veri/ Sveçla:

Theksojmë faktin se ajo tenton të hyjë në Republikën e Kosovës një javë pas tensioneve të shkaktuara nga strukturat kriminale në veri të vendit dhe në të njejtën ditë kur të njejtat struktura që orkestrohen nga Vuçiqi kanë shtënë rreth 10 herë drejt zyrtarëve tanë policor. Tentimi i saj për të hyrë në vendin tonë përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë.”, ka thënë ai.

Ministri Sveçla, në fund ka përmendur faktin se kjo ndodhë vetëm një javë pas tensioneve të krijuara në veri të vendit./M.K/dritare.net