Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Ndahet nga jeta regjisorja e njohur, Vjosa Berisha!

Ndahet nga jeta regjisorja e njohur, Vjosa Berisha!

Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, është ndarë nga jeta sot. Lajmin e konfirmoi ministrja e Kulturës në Kosovë.

“Ikja e parakohshme ka ndalur përgjysmë veprimtarinë e saj artistike, menaxheriale dhe kjo lë zbrazëti shumë të madhe në artin dhe kulturën e vendit tonë. Sot nuk e humbëm vetëm një artiste, por humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për kulturën e re të vendit tonë”.

Vjosa Berisha, në 50 vitet e saj, la një trashëgimi mbi 20 vjeçare në industrinë e filmit dhe ishte bashkëthemeluese dhe drejtore e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PriFest” për më shumë se një dekadë. /L.F-dritare.net