Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Malit të Zi, Abazoviç: Aksion për destabilizimin e shtetit!

Mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Malit të Zi, Abazoviç:

Dritan Abazoviç, kryeministri i Malit të Zi, nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se ka “njerëz që pas 30 gushtit të vitit 2020 nuk mund të lidhen më me sistemin shtetëror”.
“Ata ftohen që vazhdimisht të bëjnë diçka, të shkaktojnë urrejtje fetare dhe kombëtare”.

Këta njerëz, sipas Abazoviç, krijojnë një atmosferë se kinse “Shqiptari nuk di të vendosë për ne për vendin tonë’.

“Ky është rrëfimi, u shtyp butoni dhe të gjithë ushtria e tyre drejtohet te unë dhe Qeveria ime”.

Më tej Abazoviç ka bërë të ditur se është i gatshëm të zbulojë “të gjitha gjërat që fshihen nën qilim”.

“Po zhvillohet një aksion i organizuar për destabilizimin e shtetit. DPS po e shtyn Malin e Zi në probleme të mëdha me këtë politikë. Nuk e di nëse presidenti i DPS-së merr më shumë vendime në emrin tuaj apo është i shantazhuar”.

Sipas Abazoviç, interpretuesit e politikës së destabilizimit të Malit të Zi janë deputeti i SDP-së, Rashko Konjeviç dhe deputeti nga radhët e DPS-së Pegja Boshkoviç.

“Mos mendoni se nëse nesër ndodhin gjëra në rrugë, nëse derdhet gjak, nuk jeni përgjegjës për këtë. Po ju paralajmëroj nga kjo foltore. Unë e ftoj SDT-në të kontrollojë këto pretendime. Këta janë njerëzit që po e shtyjnë Malin e Zi drejt destabilizimit. Ju po e shtyni Malin e Zi në krahët e botës serbe, duke rrënuar shoqërinë civile”, ka thënë Abazoviç./M.T/dritare.net