
Mitsotakis kërcënon Shkupin: Nëse shkelni marrëveshjen, do të izoloheni!
Dritare.net

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka dërguar sërish një mesazh për Maqedoninë e Veriut, që të zbatojë Marrëveshjen e Prespës. Mitsotakis ka paralajmëruar se nëse shkelet marrëveshja, Maqedonia e Veriut, mund të shkojë drejt izolimit ndërkombëtar.
“Marrëveshja e Prespës duhet respektuar. Emri i vendit është Maqedonia e Veriut dhe ata që ende e quajnë Republika e Maqedonisë do të na gjejnë përballë”, tha Mitsotakis.
I pyetur për deklaratat e presidentes së zgjedhur Gordana Silianovska, Mitsotakis tha:
“Besoj se do të bëhet presion i madh, tashmë ka pasur një reagim nga presidenti i Komisionit pas ndërhyrjes greke. Greqia nuk është e izoluar, Shkupi është. Besoj se do të përshtaten sepse duam marrëdhënie të mira. Ajo që duhet të bëjmë është t'u shpjegojmë presionin ndërkombëtar se kjo politikë e tyre do t'i çojë në izolim ndërkombëtar. Ne nuk jemi naivë dhe dimë të menaxhojmë lojërat me partitë e vogla”./M.K-dritare.net

















