
Miratohet propozimi francez/ Ali Ahmeti feston me çifteli!
E Shtunë 16 Korrik 2022, 21:09
Dritare.net
Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik Për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka festuar pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë.
Pamjet e ndara nga zv.ministri i MPB-së, Nazim Bushi tregojnë se si lideri i BDI-së, Ahmeti këndon disa këngë kombëtare me çifteli.
“Kryetari Ali Ahmeti vulosi orientimin ideologjik të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në Bashkimin Europian. Bashkë PËR Maqedoni Europiane” ka shkruar Bushi./M.K/dritare.net

















