
Milaim Zeka: Vjosa Osmani duket si vajza e Sali Berishës, e zier në kazanin e urrejtjes!
Dritare.net
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht edhe gazetari Milaim Zeka përmes një statusi në "Facebook" ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti para kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, janë si “fabula e krimbit me shqiponjën”.
Sipas Zekës presidentja Osmani ka qenë dhe është e mbushur me urrejtje ndërsa shton se ajo të gjitha shkallët e karrierës i ka ngjitur duke sharë kundërshtarët politikë. Më tej shkruan se Osmani nuk e ka përmendur Edi Ramën me emër në urim por ia drejtoi PS-së urimin për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.
"Vjosa dhe Albini perpara Edi Rames, jane si fabula e krimbit me shqiponjen
Presidentja e vendit, une po ia permend emrin, Vjosa Osmani, ka qene dhe vazhdon te jete e mbushur me urrejtje. Eshte sikur me pas qene çika e Sali Berishes. Eshte e ziere ne kazanin e urrejtjes.
Krejte shkallet e karrieres politike i ka ngjitur jo vetem duke i sha kundershtaret politik, por edhe ata qe e kane perkundur ne djepin e politikes brenda LDK-se.
Dje ka derguar nje telegram per zgjedhjet ne Shqiperi, ama emrin e Edi Rames, nuk ja beri zemra me e permend.
Personalisht kam dashur ndryshimin ne Shqiperi, edhe pse i bindur kam qene qe ‘Rama ik’ nuk do te ndodhte. Pas fjalimit te Edi Rames, koxha jam i bindur qe Edi do beje ndryshimin. Ftesa e tij per PD eshte shpresedhenese.
Sidoqofte, Vjosa me Albinin, perpara Edi Rames jane sikur krimbi perpara shqiponjes.
Tek po zvarritej krimbi neper livadh, u leshu shqiponja qe ta hante. Mos me ha o shqiponje, se eshte turp per ty te mirresh me nje krimb. Shqiponja e fali, po krimbi duke u zvarritur, pas shume muajsh u ngjite ne majen e nje bjeshke. Ishte shtri mbi nje guri dhe po rrezitej. Shqiponja e pa dhe ju sul qe ta hante perseri. Mos me ha o shqiponje, se po me duket vetja sikurse ti", shkruan Zeka./dritare.net

















