Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Milaim Zeka ngre alarmin. Çfarë po ndodh në Kosovë me ilaçin e trajtimit të diabetit!

Milaim Zeka ngre alarmin. Çfarë po ndodh në Kosovë me

Milaim Zeka, gazetari nga Kosova përmes një postimi në Facebook ka reaguar për lajmin e publikuar nga Koha.net sa i përket ilaçi Ozempic që përdoret për trajtimin e diabetit tipit të 2 por që aktualisht në Kosovë po shitet për rënie në peshë.

"A është rrezik që një ditë me na dalë brinat. A më me rëndesi është mu marrë me këto punë, apo me targa?!!", shkruan Milaimi në postimin e tij.

Ilaçi Ozempic është i aprovuar në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe qytetarët po e blejnë atë lehtësisht në farmaci edhe pa e pasur rekomandimin nga mjeku.

Milaim Zeka ngre alarmin. Çfarë po ndodh në Kosovë me

Bazuar në fletudhëzimin në paketim, Ozempicu ndikon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak te pacientët me diabet të tipit 2, por përdorimi i tij ka edhe efekte anësore në sistemin e tretjes, si dhe me të vjella e diarre, gjë që mund të shkaktojë dehidrim.

E kjo prek veçanërisht pacientët me probleme në veshka, prandaj në udhëzim rekomandohet përdorimi nën mbikëqyrjen e mjekut.

Koha.net e cila ka bërë të njohur këtë problem ka kontaktuar disa nefrologë të QKUK-së dhe dietologë të cilët, ndonëse kanë pohuar të jenë në dijeni për fenomenin, kanë refuzuar që për këtë të flasin publikisht./Xh.Xh/dritare.net