Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i PDK!

Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i PDK!

Memli Krasniqi është zgjedhur sot Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, me votim të hapur. Ai ka qenë kandidati i vetëm për këtë pozicion. Në votim morën pjesë 476 delegatë, ku 7 ishin kundër dhe 1 abstenoi.

Krasniqi menjëherë pas fitores ka mbajtur fjalimin e parë si kryetar i PDK-së.

"Kanë qenë edhe gabimet tona, që i kanë kontribuuar kësaj situate. Se si duhet të operojë sot PDK, mbi këtë situatë politike, duhet të flasim hapur për disa gjëra, e të mendojmë nga e ardhmja. Ne sot jemi opozitë. Kanë qenë edhe gabimet tona, që i kanë kontribuuar kësaj situate. Ndoshta s’kemi mundur ta lexojmë krejt saktë disponimin e votuesve, prandaj edhe në dy palë zgjedhjet e fundit nuk kemi marrë mjaftueshëm mbështetjen e tyre. Reflektimi është i domosdoshëm. Nuk mund të vazhdojmë edhe më tutje njëjtë”, u shpreh Krasniqi./M.M-dritare.net