
Meloni, Macron dhe kancelari Scholz refuzojnë kërkesën e Kurtit: Pa Asociacion, nuk ka pranim në KiE
Dritare.net
Georgia Meloni, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz përmes një letre drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti deklarojnë se pa asociacion, nuk do t’i hapet rruga Prishtinës për në Këshillin e Europës.
“Faleminderit për letrën tuaj në lidhje me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Asociacionin/Këshillin e Komunave me Shumicë Serbe (A/CSMM).
Fatkeqësisht, hapat që ju propozoni nuk adresojnë nevojën urgjente për hapa vendimtarë drejt krijimit të A/CSMM-së dhe rrezikojnë të minojnë më tej Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Së pari, projekt-statuti i paraqitur nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, nuk është thjesht një “propozim zotërinjsh”. Është një model solid, i hartuar me kujdes me ndihmën e juristëve dhe ekspertëve evropianë, bazuar në praktikat më të mira ekzistuese në Evropë. Ai merr plotësisht parasysh të gjitha vijat tuaja të kuqe si dhe kornizën kushtetuese dhe ligjore të Kosovës. Si e tillë, ajo gëzon mbështetjen tonë të plotë. Le të theksojmë edhe një herë se ne nuk duam një Kosovë jofunksionale”, thuhet mes të tjerash./K.C/dritare.net

















