Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Mediat e huaja shkruajnë për përplasjen e institucioneve në Kosovë dhe Sunny Hill!

Mediat e huaja shkruajnë për përplasjen e institucioneve në

Billboard shkruan se qeveria e Kosovës dhe autoritetet në kryeqytet bashkuan forcat të hënën, më 20 qershor për të sjellë në shtëpi një festival ndërkombëtar muzikor të themeluar nga babai i kantautores Dua Lipa, i cili ishte zhvendosur pas një mosmarrëveshjeje me organizatorët e tij.

Një javë më parë, Sunny Hill Festival njoftoi se po zhvendosej në Shqipëri pasi një mosmarrëveshje politike midis partisë në pushtet të Kosovës dhe kryetarit Përparim Rama në Prishtinë i pengoi organizatorët të merrnin lejen për të mbajtur festivalin. Dukagjin Lipa, babai dhe menaxheri i këngëtares, i lindur në Kosovë, tha se ai kishte marrë një vendim të vështirë por të domosdoshëm për të organizuar eventin e 4-7 gushtit në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

“Organizatorët kanë kërkuar nga autoritetet kosovare për tre vjet që t'i lejojnë ata të menaxhojnë një sipërfaqe prej 42 hektarësh të parkut ku ata thonë se do të ndërtojnë infrastrukturën e duhur për festivalin vjetor dhe gjithashtu do ta lënë atë të përdoret lirisht për pjesën tjetër të vitit”, tha ai.

Një deklaratë e përbashkët nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës të hënën tha se ata kanë rënë dakord që edicionin e këtij viti ta mbajnë në një lokacion në Prishtinë “ku i takon” dhe gjithashtu të vazhdojnë të diskutojnë për mbajtjen e festivalit në vendin e tij të zakonshëm duke filluar nga viti i ardhshëm. Një edicion special me një formacion ndryshe artistësh do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, nga data 26-28 gusht.

Organizatorët thanë se artistët e këtij viti do të përfshijnë Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe interpretues shqiptarë, dhe gjithashtu do të përfshijnë dy artistë të mëdhenj botërorë që ende nuk janë zbuluar.

“Festivali Sunny Hill bëri debutimin e tij në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në vitin 2018 dhe u zhvillua sërish në vitin 2019, duke tërhequr artistë ndërkombëtarë, përfshirë Dua Lipa. Festivali i ka sjellë Kosovës publicitet të paçmuar. Ngjarja u pezullua në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit”, përfundon artikulli i Billboard./M.K/dritare.net