
Mbreti Charles lll i ka dërguar letër urimi presidentes Vjosa Osmani me rastin e Pavarësisë së Kosovës. Në urimin e mbretit thuhet se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova ndajnë lidhje të forta. Ai ka shprehur shpresën se vendet do të mund të bashkëpunojnë edhe në çështjet globale, si ndryshimet klimatike.
“Jam i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje të forta dhe pres që ta forcojmë edhe më tej miqësinë tonë. Shpresoj se kombet tona do të mund të bashkëpunojnë për të pasur ndikim pozitiv në ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat na prekin të gjithëve globalisht. Unë dhe gruaja ime kemi kënaqësinë që t’ju përcjellim urimet tona më të mira për ju dhe të gjithë kosovarët”, thuhet në letrën e publikuar nga Ambasada e Britanisë në Kosovë./K.C/dritare.net

















