Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Matthew Palmer: SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi. Qëllimi final, njohja reciproke!

Matthew Palmer: SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi. Qëllimi

Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer ndodhet në Kosovë. Në një konferencë shtypi ai foli për rifillimin e dialogut të Kosovës me Serbinë. Palmer tha se SHBA mbështet fuqimisht dialogun dhe se njohja reciproke e dy vendeve është qëllimi final i dialogut.

“SHBA-ja është partnere e procesit dhe vizioni për rajonin është që të avancohet dialogu drejt arritjes së marrëveshjes finale”, u shpreh Palmer.

Në një konferencë për media të martën, emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se viti 2021 do të jetë vit i mirë për raportet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Palmer dhe Lajçak janë shprehur se kanë vizituar Kosovën për të demonstruar bashkëpunimin transatlantik, para takimit të fund qershorit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. /L.F-dritare.net