Marrëveshje sekrete me Thaçin/ Vuçiç i përgjigjet Kurtit: Teori absurde!
Dritare.net
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në një intervistë për TV Prva ka folur rreth pretendimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për një marrëveshje sekrete mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiç është shprehur se prej kohësh nuk ka zhvilluar asnjë bisedë me Thaçin dhe se pretendimet e Kurtit, vijnë si pasojë e mosmarrëveshjes mes tyre.
“Unë s’kam pasur një bisedë serioze me Hashim Thaçin, dhe s’e mbaj mend herën e fundit kur e kam bërë një gjë të tillë. Ata po e luftojnë njëri-tjetrin aq ashpër sa që s’ka rëndësi se çfarë thotë dhe kush e thotë. Ata janë në gjendje ta akuzojnë njëri-tjetrin për gjërat më të tmerrshme, por unë s’jam i interesuar për një gjë të tillë. Unë nuk futem në gjëra të tilla. Ne nuk jemi duke biseduar me ta. Shpresoj që atje në Prishtinë të jetë dikush me të cilin ne do të mund të flasim”, është shprehur Vuçiç!/L.F-dritare.net