
Maqedoni e Veriut/ Të burgosurit hapin tunel prej 50m për t’u arratisur!
E Mërkurë 22 Mars 2023, 14:02
Dritare.net
Disa të burgosur në burgun e “Idrizovë” të Maqedonisë së Veriut, kanë gërmuar një tunel për arratisje.
Sipas mediave vendase, tuneli ka disa muaj që është hapur. Është një burg me të dënuar të përjetshëm ose me shumë vite burgim.
Gërmimi i tunelit është i mirëorganizuar, ndërkaq disa prej të burgosurve kanë punuar me turne.
Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili menjëherë shkarkoi drejtorin Shpend Tahiri dhe emëroi Zoran Jovanovskin./A.ZH-dritare.net

















