Maqedoni e Veriut/ Kush është Lupço Palevski, i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares!
Dritare.net
Lupço Palevski-Pallço është i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjecarës Vanja Gjorçevska.
Sipas të gjitha gjasave ai e ka vrarë edhe 74-vjeçarin nga Velesi, ai është arratisur nga Maqedonia e Veriut.
Përmes Beogradit ka shkuar në Bullgari ku i humbën gjurmët. Me të ka qenë edhe avokati I tij, thanë në konferencën për shtyp Ministri Spasovski dhe Prokurori Bubevski.
Lupço Palevski-Pallço është ish-pronar i një kompanie ndërtimore, pronar i emisionit “Start” dhe një Televizioni lokal. Ai ka qenë në paraburgim ekstradimi në Beograd.
Në shtator 2020 ishte arrestuar në aeroportin e Beogradit rrugës për në Moskë, kurse pas 8 muajve sërish ishte lënë I lirë. Ishte arrestuar pas një fletarresti të Kroacisë, për borxhe të kompanisë së tij në këtë vend.
Pas kthimit në Maqedoni aktivizohet në politikë, duke formuar partinë pro-ruse “Desna”. Ka qenë udhëheqës i disa podcasteve në portale maqedonase.
Më 5 maj të këtij viti, sipas MPB-së, Palevski është kapur bashkë me tre persona tjerë në kërkim të arit si dhe për armëmbajtje pa leje.
Teksa të gjithë ishin në kërkim të 14-vjecares, Palevski gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktiv në Facebook, duke publikuar mesazhe politike me përmbajtje nacionaliste dhe anti-perëndimore. Postimi i tij i fundit ka qenë të premten më 1 dhjetor në ora 13:51./dritare.net