Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Mali i Zi nis vaksinimin me AstraZeneca!

Mali i Zi nis vaksinimin me AstraZeneca!

Ministria e Shëndetësisë në Mal të Zi njoftoi sot mbërritjen në vend të 24 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes COVAX-it. “Vaksinat e siguruara nga mekanizmi COVAX janë miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si organizatë për të ndjekur funksionimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara, që merret me specifikimin dhe mbrojtjen e vaksinave”, thuhet në deklaratë. Që nga nisja e procesit të vaksinimit, 44 mijë doza të vaksinave kundër Covid-19 kanë mbërritur në Malin e Zi, nga të cilat 30 mijë doza të vaksinës Sinopharm dhe 14 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V./M.M-dritare.net