Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Mal i Zi/ Gjukanoviç kërcënon Abazoviç: Rrëzohet qeveria, nëse firmoset marrëveshja me Kishën serbe!

Mal i Zi/ Gjukanoviç kërcënon Abazoviç: Rrëzohet

Nëse Qeveria e Malit të Zi firmos Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe atëherë Presidenti do të nisë procedurat për rrëzimin e saj. Kështu është shprehu vetë kreu i shtetit malazez Gjukanoviç. Ai tha se marrëveshja falsifikon historinë e Malit të Zi.

“Abazoviç vendosi krejt papritur të riformulojë prioritetet e agjendës së qeverisë, në mënyrë që në vend të përmbushjes së kapitujve 23 dhe 24 të negociatave, të vinte në plan të parë nënshkrimin e kontratave për çështje me interes të përbashkët për Qeverinë e Malit të Zi dhe Kishën Serbe. Ai vendosi të mos pranojë një proces më gjithëpërfshirës para se qeveria të marrë një vendim. Gjithçka që është bërë në atë plan është bërë shumë ngathët”, tha Gjukanoviç.

Qeveria malazeze ka miratuar në përfundim të javës së parë të korrikut Marrëveshjen Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Kryeministri Dritan Abazoviç deklaroi se kjo marrëveshje është miratuar pas më shumë se katër orë diskutimi. Për miratimin e Marrëveshjes Themelore votuan 13 ministra, pesë ishin kundër, ndërsa tre ministra nuk morën pjesë në seancë.

Me këtë, Qeveria miratoi Marrëveshjen e dakorduar më parë nga kryeministri Dritan Abazoviç me patriarkun Porfirije, përkundër kundërshtimit të një pjese të ministrave dhe shumicës parlamentare që e përkrah atë Qeveri. Zëvendëskryeministri Rashko Konjeviç tha se qeveria e Dritan Abazoviqit po humbë kështu shumicën parlamentare që e ka mbështetur deri më tani./Xh.Xh/dritare.net