Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Lufta në Gaza/ Kosova: Izraeli ka të drejtë të mbrojë popullin e tij, duhet zgjidhje paqësore!

Lufta në Gaza/ Kosova: Izraeli ka të drejtë të mbrojë

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, i cili prej ditësh është përshkallëzuar edhe për pasojë numri i viktimave është rritur.

Ministria e Jashtme e Kosovës përmes një postimi në "Twitter" kanë thënë se si çdo shtet edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2 mijë raketave të qëlluara mbi civilët nga Hamasi.

“Si çdo shtet Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë për të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në shkrimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës./dritare.net

Lufta në Gaza/ Kosova: Izraeli ka të drejtë të mbrojë