Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Lirohen qytetarët e Kosovës të ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci

Lirohen qytetarët e Kosovës të ndaluar në kufirin

Janë liruar disa kosovarë të cilët janë ndaluar për më shumë se 18 orë në pikën kufitare Serbi – Kroaci.

Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim”.
Ndalimi i tyre ka nxitur reagime të shumta. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këto veprime, Serbia po hakmerret ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia shkeli Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë.

S'ka ende informacione për të ndaluarit në pikën kufitare Serbi - Hungari./K.C/dritare.net