
Lirohen pikat kufitare në veri të Kosovës, largohet kamioni që bllokonte rrugën në Bërnjak!
E Hënë 1 Gusht 2022, 16:04
Dritare.net
Në Veri të Kosovës, pas tensioneve të krijuara, serbët kanë liruar pikat kufitare. Është larguar edhe kamioni që ndodhej mbi urën afër pikëkalimit kufitar në Bërnjak, i vendosur nga serbët për ta bllokuar atë pjesë.
Qarkullimi i automjeteve tashmë ka nisur mbi urë, ndonëse me vështirësi. Në rrugë po qëndrojnë edhe njësitë e Policisë së Kosovës të cilët po përkujdesen për rendin.
Më herët u njoftua se të gjithë kamionët që ndodheshin në rrugën që të çon në pikë kalimin kufitar në Bërnjak janë larguar të hënën në mesditë./M.K/dritare.net

















