Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Lija e majmunëve mbërrin në Kosovë? Dyshohet për një rast!

Lija e majmunëve mbërrin në Kosovë? Dyshohet për

Dyshohet se lija e majmunit ka mbërritur edhe në Kosovë. Dyshohet se një person mund të jetë infektuar me këtë virus. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se më 3 qershor nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në linë e majmunëve.

Pacienti është një burrë i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit. Sipas ministrisë, pacientit i është marrë një mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet në laboratorin referent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Holandë për testim.

"Presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas ministrisë, pacienti është në gjendje të stabilizuar dhe në izolim./L.F-dritare.net