Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Lajçak: S’ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa Asociacion

Lajçak: S’ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa Asociacion

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se nëse nuk ka Asociacion të komunave serbe, nuk do të ketë as marrëveshje.


Ai në një intervistë për RTS-në ka thënë se propozimi i BE-së flet për normalizim, jo për ndonjë lloj të kapitullimit.

Lajçaku ka përsëritur disa herë se Asociacioni i komunave serbe duhet të formohet dhe ka theksuar se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje”.


Ai ka thënë se nga kjo marrëveshje nuk do të ketë një humbës dhe një fitues.

“Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”, theksoi Lajçak.


Kosova dhe Serbia janë pajtuar për përmbajtjen e Planit evropian për normalizim raportesh. Diskutimet janë duke u bërë në kuadër të planit implementues. Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditëve të fundit ka qëndruar në Kosovë dhe Serbi për të diskutuar për implementimin e këtij plani.

Lajçak pati thënë se janë 15 modele të të drejtave të pakicave që mund t’i shqyrtojë Kosova, derisa të hënën Kurti ka thënë se janë duke i trajtuar.

Krerët e dy shteteve takohen më 18 mars në Ohër./K.C/dritare.net